Edhe një skandal po e dridh Maqodoninë, pas publikimit të emrave që do ta përbëjnë listën e prokurorëve të prokurorisë special të propozuara nga prokurorja Katica Janeva. Zhurnal mëson se disa nga prokurorët shqiptarë dhe maqedonas u zgjodhën me aminin e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe prokurorit publik Marko Zvrlevski.
Këta prokurore, deri para emërimit bombat e Zaevit i trajtonin si gënjeshtra dhe pa mbulesë të asnjë akti akuzuese, dhe tash të njëjtit do të duhet të merren me zbardhjen e këtij rasti dhe të sjellin vendime kundër kryeministrit Nikolla Gruevski dhe të afërmit e tij politik, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Nikola Todorov dhe të tjerë
Zhurnal mëson se këto prokurorë janë të shpërblyer nga ana e VMRO-së, pasi që ngadalësuan procesimin e aferës së përgjimeve, dhe tash, të njëjtit prokurorë në ekipin e Katica Janevës do ti bëjnë të njejtat obstruksione. Me një fjalë kriminaliteti dhe korupsioni i funksionerëve të Gruevskit asnjëherë nuk do të gjykohet.
Skandali bëhet akoma më i madh nga fakti se prokurorja Fatime Fetai nga Gostivari, është drejtpëdrejt e emëruar nga Marko Zvlevski. Arjan Ajo, prokuror nga Struga është propozim i profesor Vlado Popovskit, Trajce Pelivanoc është propozim i Zvlevskit dhe Gruevskit, kurse Darko Jakimovski nga Kriva Pallanka është drejtpërdrejt i propoziar ga VMRO – DPMNE, ngase babai i tij ishte kryeprokuror me propozim të partisë së Gruevskit.
Kjo situatë e nxehtë po ndiqet nga ambasadorët e huaj të akredituar në Shkup, Xhejm Bejli dhe Aivo Orav.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...