Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar se 7 prej 21 personave të grupit të armatosur që u përleshën me policinë maqedonase në Lagjen e Trimave në Kumanovë, kanë marr pjesë edhe në sulmin e stacionit policor në fshatin Gushincë të Komunës së Likovës.
Zëdhënësi I MPB, Ivo Kotevski tha se në këto përfundime kanë ardhur kryerjes së ekspertizës nga ana e Departamentit për kriminalistikë të MPB – së së Maqedonisë, në bazë të të cilave, 7 personat në fjalë do të paditen për të dy veprat.
“Inspektimi menjëherë pas sulmit të stacionit policor në fshatin Goshincë dhe u vërtetua se 7 anëtarët e grupit gjatë neutralizimit dhe eliminimit në lagjen e Trimave kanë marrë pjesë edhe në sulmin në stacionin policor në Goshincë. Ministria e Punëve të Brendshme përmes Departamentit Policor për Punë Ndërkombëtare prej më shumë shërbime pranoi vërtitim duke kaluar në të dhëna operative dhe është vërtetuar se 21 persona tashmë janë të njohur për shumë shërbime policore në rajon dhe më gjerë dhe të njëjtit kanë qenë të pandehur për vepra penale rënda kriminele si: vrasje, rrëmbime, vjedhje disa prej tyre janë të të paditur më shumë se 22 herë”, shprehet Kotevski.
Sipas tij, këta 21 persona të grupit, kanë vërtetim se janë të njohur për policinë për 6 vepra të rënda: “vrasje, dhunë dhe shumë vepra të tjera të bëra në territorin e Maqedonisë dhe ndaj qytetarëve të Maqedonisë por veprat më të rënda i kanë kryer në territorin e Kosovës dhe Austrisë”.
Anëtarët e këtij grupit kanë vepruar edhe në vende të tjera por pritet vërtetim gjatë periudhës së caktuar deklaroi Kotevski
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën