Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, realizoi takimin e lamtumirës të ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mats Stafansson, para përfundimit të mandatit të tij dhe largimit nga vendi.
Ministri Dimitrov falënderoi ambasadorin Stafanson për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e miqësisë Maqedoni-Suedi dhe e falënderoi për angazhimin e tij të frytshëm dhe mbështetjen e sinqertë, të hapur dhe konstruktive për transformimin demokratik dhe aspiratat evropiane të vendit tonë.
“Përpjekjet e juaja, këshillat me qëllim të mir dhe miqësore, si dhe një qasje profesionale për të punuar, kanë lënë shenjë të fortë në shoqërinë tonë, dhe në mesin e trupit diplomatik si një doajen. Unë jam veçanërisht i kënaqur që, ndër të tjera, shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë gjatë mandatit tuaj u intensifikua, ndërsa përveç kësaj deklarata e bashkëpunimit midis dy vendeve tona u miratua në vitin 2017. Mbretëria e Suedisë vazhdon të shërbejë si modeli dhe frymëzimi ynë gjatë marrjes së hapave për reformat në frymën e vlerave evropiane, dhe kam besim se pasardhësi juaj do të vazhdojë të ushqejë prirjen pozitive të marrëdhënieve bilaterale”, tha Dimitrov./Telegrafi/
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...
OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut
Investimet e huaja, Rama: Shqipëria mbi mesataren e rajonit,...
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë ...
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare