Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov do të merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Dimitrov, pas takimit me homologun norvegjez Brend, paralajmëroi vizita zyrtare edhe në vendet tjera fqinje Kosovë dhe Shqipëri, menjëherë pas formimit të Qeverive në dy vendet.
Ai tha se raportet e mira ndërfqinjësore janë të rëndësishme për integrimin vendit në strukturat euroatlantike.
Kuptohet se ne duam që Maqedonia të jetë e afërt dhe të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Ne sot bashkë me ministrin me aeroplanin norvegjez do të shkojmë bashkë në Beograd, ku e ka inaugurimin presidenti, Vuçiq. Nesër ka takim ku unë do ta përfaqësoj qeverinë, ndërsa takimi do të jetë i presidentit, Ivanov me Presidentin, Vuçiq. Kurse kemi cikle zgjedhore në Kosovë dhe Shqipëri, në Shqipëri janë më 25tin. Megjithatë tashmë kemi komunikime dhe kuptohet se shumë shpejtë edhe ato vende do të vizitohen –dekalroi Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.
Shefi i diplomacisë norvegjeze Borge Brend shprehu mbështetje për qeverinë e re dhe dha sinjale se Norvegjia mund të rihap ambasadën e saj në Maqedoni, të mbyllur në vitin 2012.
Ne definitivisht jemi të interesuar ta përforcojmë partneritetin me Maqedoninë. Po planifikojmë ta dyfishojmë partneritetin në vitet e ardhshme, për ta mbështetur aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë. Qeveria e mëparshme e mbylli ambasadën këtu në vitin 2012 dhe ne gjithmonë do ta konsiderojmë këtë çështje kur ta shohim zhvillimin e partneritetit dhe përparimin e Maqedonisë – u shpreh Borge Brend, Ministër i Jashtëm i Norvegjisë.
Kjo ishte vizita e parë e ministrit të jashtëm të Norvegjisë në Maqedoni që nga viti 2011./tetovasot
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...