Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, ka thënë se ai është shumë i bindur se vendi i tij do të jetë më afër integrimit në Bashkimin Evropian, në “ vitet e ardhshme”.
Duke folur në Komitetin për punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, Dimitrov ka thënë se është e rëndësishme që Maqedonia të bëjë “hapin e radhës”.
“Ne kemi institucionet…që kanë parë çfarë po ndodhë kur nuk ka përfshirje të rajonit, kur nuk ka perspektivë. Kemi më shumë vende anëtare, që tani duan të përfshihen. Ne duam të kemi një plan të qartë në mënyrë që Komisioni Evropian të ketë rekomandim të pakusht.’
Maqedonia ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2004.
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin...
Trazirë në Anfield: Tifozët e Liverpoolit marrin vendim radi...
Policia shqiptare kap 4 shtetase kineze për prostitucion, pr...
Rihapet xhamia Al Aqsa/ Ishte mbyllur pas nisjes së luftës n...
OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftë...
Kurti udhëton drejt Londrës, merr pjesë në Konferencën për M...