Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, në Beograd ka thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale nuk është arsye që RMV të largohet nga iniciativa “Open Balkan”.
Dimitrov ka folur për atë nëse pas rezultatit të zgjedhjeve, ekziston rreziku që Maqedonia e Veriut të mos merr pjesë në këtë iniciativë, pas dorëheqjes së Zaevit dhe deklaratave të Hristijan Mickoskit, kundër kësa iniciative.
“Interesant është konteksti në të cilin i përmendët fjalët ‘rrezik’ dhe ‘lider i opozitës’, pasi edhe në kokën time rrezikun e lidh me liderin e opozitës. Por, duhet të tregojmë se çdo herë është mirë të kemi konkurrencë, pasi jemi demokraci dhe duhet të respektohet vullneti i qytetarëve. Por, nuk shoh ndonjë rrezik të shpejtë, që RMV të del nga kjo iniciativë”, tha Dimitrov në Beograd.
Ndrshe, kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në katër liritë e mëdha të bashkëpunimit si liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
Ndërkohë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme. /Alsat
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...