Zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov kërkoi që për çdo zgjidhje eventuale të kontestit me Bullgarinë të verifikohet në Kuvend.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të çështjes me Bullgarinë, vendimi i tyre është se çdo zgjidhje duhet të shkojë në Kuvendin e Bullgarisë dhe nuk marrë parasysh Rezolutën e miratuar në Kuvendin tonë, mendoj se gjithashtu çdo zgjidhje me Bullgarinë duhet të ketë mbështetjen e Kuvendit”, tha Dimitrov.
Këtë propozim të Dimitrov e mbështeti edhe kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM dhe nënkryetarja Sonja Mirakovska./Telegrafi/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj