Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në një intervistë për TV Sitel tha se me vëmendje e ndjekin gjendjen në Athinë, ku dje janë mbajtur protesta kundër marrëveshjes me Shkupin.
Dimitrov tha se numri prej 60 mijë protestuesve është shumë më i ulur në krahasim me 140 mijë që kanë marrë pjesë në protestat e muajit shkurt të vitit të kaluar, që sipas tij, trendi është pozitiv.
Ministri i Punëve të Jashtme pret që në Kuvendin e Greqisë të ratifikohet Marrëveshja e Prespës edhe atë të mbështetet nga shumica absolute.
Në lidhje me kandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale, ai tha se më e rëndësishme është rruga evropiane e vendit. Dimitrov shtoi se në LSDM do të hapet proces, debat, anketa dhe konsultime me partnerët e koalicionit, në lidhje me zgjedhjet presidenciale.
“Në këtë fazë e rëndësishme është të mendojmë çfarë profili i kandidatit na duhet. Jam i bindur se do të dalim me kandidat të shkëlqyer për kryetar shteti”, tha Dimitrov.
Ndërsa në lidhje me mundësinë që së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, Dimitrov tha se resori që ai udhëheq ka për detyrë të kujdeset për imazhin e shtetit.
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni ...
Goretzka paralajmëron Real Madridin: Mund të fitojmë gjithçk...