Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Emil Dimitriev sot është takuar me Johannes Hahn, eurokomisionerin për politikë fqinjësore të BE-së, ku të dy e kanë theksuar rëndësinë dhe nevojën e anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe kanë dhënë notë pozitive për marrëdhëniet e ndërsjella, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Ai vuri në dukje se deklaratat dhe veprimet e politikanëve të caktuar nga vendet fqinje të cilat shkaktojnë ndjenja negative në mesin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, nuk kanë për qëllim në promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke shtuar se vendi ynë do të vazhdojë të zbatojë politika që përfshijnë bashkëpunimin me të gjithë aktorët në rajon në fushat e interesave të përbashkët’, shtojnë në deklaratë.
Eurokomisari Hahn ka theksuar se BE e respekton integritetin e vendit dhe ardhmërisë evropiane të Maqedonisë.
Të dy kanë theksuar se është e rëndësishme të respektohet sovraniteti në vendimmarrje për çështje të karakterit shtetëro dhe kombëtar.
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...