Dje është vrarë njëri prej biznesmenëve të Strugës, Dilaver Bojku – Leku. Emri i Bojkut ka qenë i lakuar në publik për raste të ndryshme të krimeve të rënda, mirëpo më i freskët është rasti i përplasjes së tij më ish kryetarin e Komunës së Strugës, Ziadin Sela.
Sela kishte marrë kërcënime nga Bojku i cili ishte pronar i Blu Sky në bregun e lumit Drin, me përmbajtjen “Do të pastroj prej Strugës”.
Shkak per keto kercenime ka qene kerkesa e shkruar nga komuna ne adrese te Lekut qe te largoje nje pjese te lokalit derisa ne anen tjeter nga ana e kompanise qe meret me renimin e objekteve pa leje do te renohet. Kërcënimet nga ana e biznesmenit kontrovers Bojku ndaj kreut të komunës së Strugës Ziadin Sela, kishin ardhur si pasoj e paralajmërimeve nga ana e vetëqeverisjes lokale që të heqin objeketet e përkohshme të dhëna me koncesion.
Ziadin Sela, kishte shkuar në stacionin policorë të Strugës për të denoncuar kërcëcnimin që ka marrë sipas tij prej biznesmenit Dilaver Bojku-Leka.
Si rezultat, vetë uzurpatorët i kishin çmontuar terrasat. Mirëpo, këtu nuk kishte përfunduar sherri midis Bojkut dhe Selës. I ndjeri pretendonte se “grupi i Ziadin Selës ia kishte sulmuar vëllaun”. Këto pronocime ai i kishte bërë publike në media.
”Kur ka ndodhur incidenti vëllai im ka qën në udhëtim e sipër,kur në një momentë makina i është goditur nga prapa nga një makinë.Ai, akoma pa dalë nga makina është sulmuar fizikishtë nga një grup prej disa personash në krye me sekretarin e Komunës të cilët përvec se e kanë goditur fizikishtë, e kanë goditur edhe me qytën e një pistolete e cila sic jam informuar ka qënë në pronësi e kryetarit të Komunës së Strugës.Pas këtij sulmi, vëllai ka marr trajtimin e mjekësor dhe të thuash se ai ka sulmuar i vetëm një grup prej disa personash flet vetë për genjeshtrën e tyre. Më duhet të them me keqardhje se përvec se ai u sulmua në momentin e incidentit, vëllai me vete në makinë kishte më shumë se 20 mijë euro të cilat mungojnë”,thekson ai.Dilaver Bojku-Leku në këtë prononcim thotë se ai nuk ka pasur asgjë personale me kryetarin e Komunës së Strugës dhe në kohën e zgjedhjeve lokale edhe ka kontribuar brenda mundësive në fitoren e tij, por pasi ai ulet në karriken e kryetarit njerëzit e tij të afërm thotë ai në disa raste kanë tentuar ta shantazhojnë”, kishte deklaruar Bojku .
Sot u raportua se Bojku u vra me plumb në kokë, ndërsa Ministria e Brendshme ka deklaruar se është duke e hetuar rastin dhe se ende nuk ka të dyshuar lidhur me këtë vrasje.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...