Edhe një person nga Dibra mbeti viktimë e virusit COVID-19. Bëhet fjalë për një 54-vjeçar nga Dibra i cili ka humbur jetën në spital. Ai ka qenë i hospitalizuar për një kohë në Shkup.
Sipas të dhënave të QSHP-së, 54-vjeçari është viktima e 14-të nga coronavirusi, ndërsa prej tyre gjashtë janë nga Dibra dhe të tjerët nga Zhupa.
“Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër nuk ka të infektuar me COVID-19 dhe numri i infektuarve mbetet 276. Gjatë kësaj kohe katër pacientë janë shëruar dhe tani ka 36 raste aktive”, thonë autoritetet shëndetësore në Dibër.
Ata shtojnë se pjesa më e madhe e të infektuarve kanë formë të lehtë të sëmundjes dhe disa shërohen në spitalin e Dibrës./Telegrafi/
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...