Një ekip hetimor ka punuar intensivisht mbi këtë vështje dhe ka mbledhur dëshmi për ta kompletuar mozaikun. Nuk është marrë në pyetje ende as ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, i cili drejtonte shtabin operativ në natën e 27 prillit. Deputeti Mukoski edhe pse ka mohuar se i ka hapur dyert e Kuvendit, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë të kundërtën.
Ai vazhdimisht pohon se nuk ndjehet fajtor dhe nuk zbulon nga kush eventualisht ka marrë urdhër për t’i hapur dyert.
Përveç Mukoskit, videot nga kamerat e sigurisë tregojnë se edhe deputetët e tjerë eventualisht, marrin pjesë në drejtimin e turmës drejt sallës së konferencave për shtyp në Kuvend. Ljuben Arnaudov, Johan Tarçulovski, Lupço Dimovski dhe Zhaklina Pesevska janë pjesë e deputetëve për të cilët dyshohet se ju kanë ndihmuar dhunuesve dhe ju kanë treguar se si më shpejtë të arrijnë te deputetët e LSDM-së dhe te deputeti Ziadin Sela, i cili ishte rrahur brutalisht.
Përveç përgjegjësisë eventuale penale në mesin e deputetëve, Prokuroria duhet të përcaktojë nëse ka elemente të veprës penale edhe në mosveprimin e policisë, e cila ka reaguar direkt nën komandën e Çavkovit, ndërsa dyshime për këtë shprehu edhe ish-Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu.
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...