Janë lënduar shoferi dhe bashkudhëtari i një kamioni që u rrotullua sot në mëngjes rreth orës 06:30 në rrugën Tetovë-Shkup. Për shkak të lëndimeve bashkudhëtari është mbajtur në Spitalin Klinikë të Tetovë për mjekim të mëtejshëm.
“Një automjet ngarkues i markës ‘mercedes’ ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga në anën e djathtë në korsinë Tetovë-Shkup tek “Ura e Dëbërcës. Në automjetin janë lënduar shoferi F.A. (48) prej fshatit Poroj dhe B.Z. (29) prej fshatit Sellcë. Të dy janë dërguar në spitalin e Tetovës për dhënien e ndihmës mjekësore”, deklaroi Marijan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB Tetovë.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...