Deri në 5 vite burg për personat që vodhën majmunin në Kavadar

16:25 | 11 Gusht 2015
M. A.

Dy persona nga Kavadari mbrëmë kanë vjedhur një majmun nga Kopshti Zoologjik në Shkup, njoftoi sot policia.

Personat që  vodhën majmunin Luka u kapën dhe u prangosën, ndërsa majmuni u kthye në kopsht, do të përgjigjen për vjedhje të rëndë sipas Kodit penal.

 Ligji parasheh burgim nga një deri në pesë vjet nëse vjedhja është kryer në formë të ulët, me thyerjen ose kërkimin në hapësira të mbyllura.
Ka rrethana lehtësuese nëse vlera e lëndës është më e vogël dhe nëse kryerësi ka pasur për qëllim të ketë një mjet të asaj vlere. Në atë rast do të dënohet në të holla ose me burg prej tre viteve.
Sipas portaleve për shitjen e majmunëve të këtij lloji, çmimet lëvizin mbi 3000 deri në 5000 e më tepër euro. Nga Kopshti Zoologjik informuan se bëhet fjalë për majmun të moshës 1.5 vjet, i llojit pavijan.

Shpërndaje në rrjete sociale