Sot, në kanalin Studençishta, që derdhet në liqenin e Ohrit është fundosur anija “Miss Stone”. Siç thonë dëshmitarët, nga anija është derdhur naftë nëpër gjithë kanalin dhe tashmë ka arritur në liqenin e Ohrit.
Sipas peshkatarëve dje gjithçka ishte në rregull dhe me siguri incidenti ka ndodhur natën, sepse kur kanë arritur në ora 6 të mëngjesit, vaji ishte derdhur tashmë.
Policia thotë se nuk dinë asgjë për incidentin, edhe pse ndërtesa e tyre është vetëm pak metra larg vendit ku anija u fundos. Deri në orën 11, asnjë nga institucionet kompetente nuk kishte dalë për të hetuar këtë incident të mjedisit jetësor.
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...