Deputetët nuk do të punojnë deri në javën e ardhshme, gjegjësisht deri më 9 janar. Këtë vendim deputetët e kanë marrë në koordinim me kryeparlamentarin me ç’ka janë dakorduar të lidhin ditët dhe pas Krishtlindjeve të fillojnë me punë ku pritet të mbahen dy diskutime të komisioneve kuvendore.
Në agjendën e Kuvendit, nuk ka aktivitete deri më 15 janar, por shërbimet parlamentare informojnë se disa seanca të Komisioneve do të mbahen në periudhën prej 9 deri 12 janar, të cilat do të vendosen në mënyrë shtesë në programin e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, në web-faqen Kuvendit aktiviteti i vetëm i planifikuar është seanca e Komisioni për Çështje Evropiane më 15 janar, ku do të mbahet prezantim i programit dhe prioriteteve të punës së kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian.
Programin para deputetëve do ta prezantojë ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Velikov Petkov./Telegrafi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...