Google ADS

Deputetët e VMRO-së ‘peng’ të kambialeve prej 300 mijë euro

15:01 | 9 Mars 2015
Arbresh.info

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë nënshkruar kambiale apo letra garancie në vlerë deri në 300 mijë euro që në rast të braktisjes së partisë do të jenë të obliguarat ti paguajnë. Sipas burimeve të DW-s, kandidati për deputet, por edhe deputeti që nuk ka nënshkruar të njëjtën, është larguar nga lista e kandidaturës dhe nga partia, largimin e të cilit menjëherë e ka legjitimuar kreu i Kuvendit.

“Unë kamë nënshkruar kambiale prej 300 mijë eurove, në kundërvlerë në denarë. Atë shumë e caktoi partia. Sipas arsyetimit të tyre, aq do të ishte vlera e shpenzimeve të VMRO-DPMNE-së gjatë fushatës sime. Ata na kanë dhënë kohë të mendojmë, nëse duam ose jo të nënshkruajmë diçka të tillë. Lajmërohen, të thërrasin që të jesh prezent në parti në kohën e caktuar nga ta, në kohë të pacaktuar, përkatësisht në çastet e fundit. Më thanë të shkoja në orën 23 para skadimit të afatit për dorëzimin e listave. Nëse nuk vjen të nënshkrush në terminin e caktuar, së bashku me dëshmitarin, pranohet si tërheqje nga kandidatura dhe nuk të vendosin në listë”, është shprehur një deputet i VMRO-DPMNE-së për DW, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Nga VMRO-DPMNE-ja heshtin lidhur me pretendimin e tillë. Alsat M tentoi të marrë prononcim nga disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, por asnjëri prej tyre nuk konfirmoi çështjen e kambialeve. Edhe kryeministri Gruevski mohoi të komentonte mbi këtë çështje, duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve. Ndërkohë, Nikolla Dimitrov, Vlladimir Llazareviq dhe Pero Dimshovski në opinion po përfliten si “Treshja Holandeze që dëshiron të shpëtoj VMRO-DPMNE-në”. Ditë më parë, ish ambasadori i Maqedonisë ne SHBA dhe njëkohësisht ish negociator për çështjen e emrit, bëri thirrje për rikthimin e VMRO-DPMNE-së në duar të qytetarëve, ndërsa strukturat udhëheqëse aktuale të saj, i quajti njerëz të cilëve i ka humbur busulla politike. /alsatm

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme