Deputetët e opozitës maqedonase do të marrin pjesë në seancën për Ligjin e gjuhëve, e cila sipas paralajmërimeve duhet të mbahet nesër.
Këtë e konfirmoi sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili nuk zbuloi se si opozita do të votojë, por vetëm duke thënë se ata kërkojnë që amendamentet të rishikohen dhe për të njëjtit të diskutohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski tah se edhe në të kaluarën partia e tij ka bërë thirrje për vetëdijësim, respektim të ligjeve, Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës së Maqedonisë.
Ligji i gjuhëve është në lexim të tretë në Kuvend, ndërsa OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar 35.569 amendamente me arsyetimin se ligji është jokushtetues dhe duhet të tërhiqet.
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...