Krahas Negotinës, tabelat dygjuhësore janë vendosur edhe në Fondin për Sigurim Penesional dhe Invalidor në Kavadar dhe Prilep, por të njëjtat janë dëmtuar për pak orë.
Në Kavadar tabela e vendosur ka qenë vetëm dy orë ndërsa në Negotinë për 24 orë tabela nuk gjendet. Për Prilepin deri tani nuk ka informacione nëse janë dëmtuar tabelat dygjuhësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 15 janar të këtij viti kurse institucionet kishin afat për gjashtë muaj të zbatojnë dygjuhësinë në institucione.
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM fuqishëm kundërshtonte miratimin e këtij ligji me arsyen se në këtë mënyrë po diskriminohen pakicat tjera në vend. Partitë shqiptare për miratimin e këtij ligji ishin të unifikuara.

5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...