Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit në Reçicë të vogël ka bërë të ditur emrat e ministrave të rinj.
“Kabineti i ardhshëm të përbëhet nga Hazbi Lika, zv/kryeminsitër për Marrëveshje të Ohrit, zv/kryeministër për euro-integirme Bujar Osmani. Për ministër të ambientit Sadulla Duraku, ministër i drejtësisë Bilent Saliu, ministër i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministër pa resor Ramiz Merko. Për zv/ministra në mbledhjen e radhës do të vendosim”, ka deklaruar Ali Ahmeti.
Ai tha se ministria e shëndetësisë dhe pushteti lokal i takon “Aleancës për Shqiptarët”.
I pyetur në lidhje me spekulimet se Izet Mexhiti ka pasur pretendime të bëhet zv/kryeministër, Ahmeti tha se ai nuk ka qenë i interesuar për të marë pjesë në kabinetin e radhës.
“Ai do të vazhdoj funksionoj brenda partisë ose ndonjë dikasteri tjetër”, tha Ahmeti, duke shtuar se qeveria ka mandat prej katër viteve dhe shpreson se do të jetë një qeveri me një përfundim të mirë.
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj