Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin se kryetari i partisë Ali Ahmeti është takuar sot në Shkup me ish-kryeministrin, njëherit edhe ministër i Jashtëm i Turqisë si dhe ish-kryetar i AKP-së, Ahmet Davutogllu.
Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend e rajon duke u fokusuar në situatën aktuale në vend.
Davutogllu ka theksuar që Ali Ahmeti është një nga faktorët kyç të stabilitetit të Maqedonisë dhe rajonit, duke marrë parasysh se shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete në rajon dhe janë boshti kryesor i stabilitetit të Ballkanit.
Ahmeti ka folur për angazhimet e Bashkimit Demokratik për Integrim në drejtim të stabilitetit politik të vendit, marrëdhënieve të mira ndëretnike, fqinjësisë së mirë, integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian./telegrafi maqedoni.
Spitali rekomandon të keni kujdes ushqimin për Bajram
Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”
Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo pë...
Komuna e Mitrovicës ofron 10 cent subvencion për çdo litër q...
Miratohet bartja e Zyrës për çështjet e kategorive të dala n...
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...