Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) porosi politikanët në Maqedoni, se duhet t’iu japin fund obstruksioneve, në të kundërtën do të përgjigjen për veprimet e tyre.
Në një deklaratë për Sërin e Amerikës, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit theksoi se qytetarët në Maqedoni zgjodhën përfaqësuesit e parlamentit në dhjetor dhe ekziston shumicë e qartë, e cila pret formimin e qeverisë.
“SHBA i inkurajon liderët në Maqedoni të bëjnë të gjithçka të mundur për formimin e Qeverisë, pa shtyrje të mëtejshme, në mënyrë që vendi të mund të vazhdojë reformat e nevojshme për anëtarësimin e plotë në familjen euroatlantike”, thekson thuhet në porosinë DASH-it, ndërsa tërhiqet vëmendjen se politikanët që përpiqen ta bllokojnë formimin e qeverisë, cenojnë sundimin e të drejtës, proceset demokratike si dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe rajonit më gjerë.
“Ne do të punojmë së bashku me parterët tanë evropianë, që t’i inkurajojmë këta politikanë, t’u japin fund obstruksioneve, përfshirë përgjegjësinë ndaj këtyre veprimeve”, thekson shprehimisht Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...
Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus