Lidhur me numrin thuajse të barazuar të votave të marra në votimin e së dielës të kandidatëve kryesor presidencial, Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM-ja në pushtet dhe Gordana Siljanovska-Davkova, e propozuar nga OBRM-PDUKM në opozitë, analisti politik Daniel Server deklaroi se në demokracitë e vërteta zgjedhjet fitohen dhe humben.
“Le të fitojë më i miri. Prandaj ekzistojnë zgjedhjet, që të fitohet dhe humbet. Nuk e kam ndjekur fushatën që të tregoj për aftësinë e të gjithë kandidatëve por do ta them këtë: Me entuziazëm të madh e mbështes Marrëveshjen e Prespës”, deklaroi Server për AIM, përcjell telegrafi maqedoni.
Sipas tij, shumë faktorë mund të ndikojnë në garën zgjedhore në raundin e dytë të caktuar për më 5 maj.
“Votuesit shqiptarë janë një ndër faktorët dhe partitë e tyre duhet t’i inkurajojnë të dalin dhe të votojnë. Shpresoj se do ta bëjnë atë”, deklaroi Serwer.
Serwer është profesor në Universitetin për studime ndërkombëtare zhvillimore “Jon Hopkins” në Washington dhe shquhet si njohës i mirë i çështjeve në Ballkan.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...