Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot njoftoi se situata me pasaportat po stabilizohet dhe pritet që para 24 marsit të arrijnë një pjesë e pasaportave.
“Kemi informacione se prej 7 deri 10 ditë do të arrijë dërgesa e parë me pasaporta dhe gjendja me pasaportat do të relaksohet”, thotë Çulev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sa i përket coronavirusit, në konferencë për shtyp në Manastir, u njoftua se MPB ka ndërmarrë aktivitete dhe se policia kufitare jep materiale me informacione lidhur me masat që po ndërmerren për mbrojtje nga coronavirusi, ndërsa të punësuarave ju jepen maska mbrojtëse dhe doreza.
“DO të kemi furnizim publik për pajisje mbrojtëse dhe mjete dezinfektuese për të gjithë punonjësit në MPB, në mënyrë që të jenë të mbrojtur”, tha Çulev.
Amin Hot MVP i javës në Superligën e Kosovës
Përparim Rama takohet me Gashanin, flasin për bashkëpunimin ...
Mediat izraelite: Khamenei i thotë “po” negociatave me SHBA
EKSKLUZIVE – Gjykata Kushtetuese pritet t’i japë Kurtit 60 d...
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...