Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 361 raste të reja, 14 të vdekur dhe 2.116 pacientë të shëruar. Mbeten 14.461 raste aktive, ndërsa Shkupi vazhdon të jetë qyteti më i prekur me COVID-19 me 8.653 raste, dhe më pas vjen Tetova me 576, Kumanova, Gostivari, Ohri, Strumica dhe Kavadari me rreth 400 raste.
Ministria e Shëndetësisë sqaron se pas numrit të madh të djeshëm të të shëruarve nga coronavirusi është për shkak se në statistikë janë përfshirë edhe pacientët e shëruar të cilët nuk janë numëruar.
Në Covid qendrat dje u raportua se po mjekohen gjithsej 670 pacientë.
Në Maqedoni deri tani janë zbuluar 7-8 lloje të virusit. Nga muajt e fundit të verës deri sot dominojnë vetëm dy lloje, ndërsa tani po bëhen analiza nëse ka ndonjë mutacion që mund të jetë e përafërt me atë të Britanisë së Madhe.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 në Maqedoni janë diagnostifikuar 88.749 pacientë, ku prej tyre 71.592 janë shëruar dhe 2.696 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 14.461 raste aktive.
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...
“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ ...
Vetura përplaset me turmën e paradës në qytetin holandez Nun...