Rreth 15.000 vende pune u humbën në vend gjatë kohës së pandemisë së Kovid-19, bëri të ditur sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi duke cituar të dhëna nga Agjencia për Punësim. Bekteshi nuk beson se kthimi i diasporës e rrit numrin e të papunëve e as deri më tani, siç tha ai, “nuk ka pasur mundësinë të shohë analiza të tilla”.
“Sigurisht, kishte shumë bashkëqytetarë tanë që ishin pjesë e ekonomisë gri dhe në kohën e regjistrimit në Agjencinë për Punësim e shfrytëzuan rastin për të aplikuar dhe tani shkuan për të marrë ndihmë shtetërore ose ndihmë minimale dhe shtesa të garantuara. Por nuk kam parë analiza të tilla që bashkëqytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit po shtojnë numrin e të papunëve. Prej pandemisë në Maqedoninë e Veriut aktualisht ka rreth 15.000 qytetarë të papunë”, tha ministri duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të sotëm të Memorandumit të Bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore./koha.mk/
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...