Çmimet e ushqimeve po rriten pavarësisht masave që ka ndërmarrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut për të zbutur goditjen e çmimeve.
Së fundi, rritje të çmimit është regjistruar për bukën, e cila në disa kompani është më e shtrenjtë për 5 denarë. Qytetarët ankohen se në periudhën e kaluar disa prej produkteve të tjera me marzhe të kufizuara kanë shënuar rritje të lehtë.
Megjithatë, qytetarët do të duhet të presin edhe një muaj për ndihmë të re. Autoritetet njoftuan një pako të re masash antikrizë për muajin shtator, e cila do të zbatohet vetëm për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe kompanitë që janë më të prekura nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.
Për të përballuar krizën energjetike, është paralajmëruar se këtë muaj do të shpallet një krizë e re energjetike, me qëllim transferimin e mjeteve në mënyrë që EMV të blejë energji për të rritur prodhimin e energjisë elektrike. Megjithatë, mbetet e paqartë se kur do të bëhet e ditur sepse Qeveria dhe Kuvendi nga sot janë me pushime kolektive./Telegrafi/
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...