Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data 01 shtator, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.
Sipas njoftimit, personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).
“Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njofitm./alsat.mk/
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...