Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot së bashku me mësuesit e shkollave fillore ka mbajtur takim online, ku kanë diskutuar për konceptin e ri për arsimin fillor.
Ministrja tha se me reformat që do të fillojnë nga viti i ardhshëm shkollor, avancohet edhe modeli arsimor në pajtim me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare relevante dhe vendoset arsim bashkëkohor evropian.
“Nuk heqim asnjë lëndë, pasi angazhohemi të bëjmë arsim më cilësor, në të cilin nxënësit tanë do të marrin të gjitha njohuritë, përfshirë edhe historinë”, tha Carovska.
Ajo shtoi se asnjë mësues nuk do ta humb punën, por sipas saj, do të ketë përforcim të kuadrit, pasi siç tha, me këto reforma hapen mundësi për avancim.
“Mësuesit do të marrin më shumë autonomi në përpilimin dhe realizimin e orëve, si dhe mbështetje më të madhe nga sistemi. Ky është njëri nga angazhimet e mia më të mëdha, që do ta rris motivimin e mësuesve dhe cilësinë e arsimit”, tha Carovska.
Ajo tha se në të ardhmen MASH do të vazhdojë me takimet konsultuese, me të gjitha palët e përfshira, për konceptim e ri të arsimit fillor./Telegrafi/
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...