“Koncepti në arsimin fillor është një koncept i Maqedonisë së Veriut që do të zbatohet në vendin tonë. Vëllimi i lëndëve po zvogëlohet, por cilësia e të mësuarit, sepse qasja është integruese, rritet”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
Ajo në një intervistë për “Kanal 5” porositi se integrimi njihet si model edhe në vend.
“Deri në klasën e pestë ka integrim të lëndëve, në shkollat publike dhe private ka integrim të lëndëve. Edhe profesorët edhe nxënësit edhe prindërit që ndjekin mësim të tillë rekomandojnë integrim. Pse? Vëllimi i lëndëve po zvogëlohet, por, cilësia e të mësuarit, sepse qasja është integruese, po rritet”, tha Carovska.
Sipas ministres, me mësimin e integruar të historisë, gjeografisë dhe qytetarisë, nxënësit e kuptojnë kontekstin në të cilin kanë ndodhur ngjarjet, në cilin territor kanë ndodhur, çfarë ka qenë rregullimi shtetëror dhe mund t’i lidhin ngjarjet, t’i vendosin në kontekstin e sotëm dhe t’i krahasojnë.
“Deri në këtë model kemi arritur përmes analizave të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, përmes analizave nga ekspertë vendas, por edhe përmes analizave të modeleve ekzistuese botërore që japin rezultate të mira, për ta krijuar sistemin tonë arsimor maqedonas për arsimin fillor”, tha Carovska.
Policia spanjolle godet klanin mafioz shqiptar, mbushën Kata...
Presidenti i Bayern Munich pranon se kanë humbur garën për W...
Ushtarët e aviacionit amerikan në KFOR-it kryejnë një trajni...
Zgjatja e mandatit të ushtarëve, Gjermania: Kosova stabile, ...
Vushtrria përmbys Lirinë dhe afrohet me rikthimin në Superli...
Kapet në Lezhë 28-vjeçari i kërkuar nga Kosova për vjedhje t...