Google ADS

Caktohet dita kur do të betohet presidentja e re në Maqedoninë e Veriut

20:49 | 9 Maj 2024
.

12 maji është caktuar data kur do të inaugurohet presidentja e sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova, menjëherë sapo kuvendi të marrë raportin zyrtar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Do të jetë Siljanovska që si presidente e re do t’i japë mandatin për formimin e qeverisë së re partisë fituese në zgjedhjet parlamentare. Këtë ajo duhet ta bëjë jo më vonë se dhjetë ditë pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare.

Sa i përket seancës konstituive të Kuvendit, ajo është planifikuar të caktohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Këtë seancë pritet ta thërrasë kryetari aktual i Kuvendit, Jovan Mitreski./A2CNN

Të ngjashme