Në 24 orët e kaluara, prej 1.296 testime, janë regjistruar 147 raste të reja me COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik gjithashtu regjistroi 111 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Poashtu sot u regjistruan edhe gjashtë viktima.
Rastet aktive sot në komunat e Shkupit: Çair-409, Aerodrom-150, Butel-162, Gazi Babë 189, Qendër-143, Karposh-163, Saraj-149, Kisella Vodë-109, Gjorçe Petrov-114, Studeniçan-110.
Gjashtë pacientë janë pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në 24 orët e kaluara. Gjithsej 84 pacientë u shtruan në spital. Ka 53 pacientë me mbështetje të oksigjenit, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.
Në spitalin në Kozle janë shtruar në spital 37 pacientë pozitivë me COVID-19 dhe pesë fëmijë pozitivë dhe të ndjeshëm ndaj virusit./telegrafi
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...