Financimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ishte njëra nga temat e seancës parlamentare për buxhetin e vitit të ardhshëm. LSDM-ja opozitare kërkoi që për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të ndahen 1 miliardë dhe 30 milionë denarë, ndërkohë që Qeveria parashikon vetëm 9 milionë denarë.
Nga Qeveria shpjeguan se mjetet financiare, të cilët i kërkon opozita, janë shumë të vogla, për arsye se Qeveria investon jo vetëm në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por edhe në aspekte të tjera, siç janë ulja e tatimeve, ulja e dënimeve, shlyerje e kamatave, shkalla e ulët doganore. “Nëse në Republikën e Maqedonisë, shkalla tatimore efektive është më e ulëta në botë, pra 7,4% dhe kjo vlen për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë, kjo nënkupton se, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, prej tatimeve të ulëta përfitojnë qindra milionë euro në vjet. Në Maqedoni, shkalla doganore është 7,4 për qind dhe është më e ulëta në botë. Nëse mendoni se nga numri një në botë, mund të ngjitemi më lartë, na tregoni si. Unë mendoj se shkallë më të ulët tatimore se kjo, nuk mund të sigurojmë. Prej këtyre tatimeve të ulëta, firmave u ngelin shuma të mëdha parashë”, theksoi gjatë diskutimit ministri i Financave, Zoran Stavreski.
LSDM-ja opozitare ndërkaq tha se, për dallim nga investitorët e huaj, për ndërmarrjet e vendit ndahen mjete të pakta nga buxheti. Firmat e huaja në Maqedoni, punojnë shkëlqyeshëm, sepse pagat e punëtorëve janë shumë të ulëta – thonë nga kjo parti. “Ne jemi që të vijnë investitorë të huaj. Megjithatë, nëse e krahasojmë barabarësinë e këtyre ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, po del se dallimi është shumë i madh. Sipas cilit plan “Van Hull” duhet të marrë 17 milionë euro, ndërsa këtu, të gjitha ndërmarrjet bashkërisht të marrin vetëm 9 milionë. Në diskutimin e përgjithshëm unë e citova deklaratën e Filip Van Hullit, ku thotë se si ka dështuar në Belgjikë, por se punon shkëlqyeshëm në Maqedoni, ngase atje i është dashur ta paguajë punëtorin 40 euro, ndërsa këtu më pak se 4”, vlerësoi deputeti i opozitës, Goran Sugarevski, percjell Tv21.
Pas kthimit më 1 shtator në Kuvend, asnjë nga amendamentet e LSDM-së opozitare nuk është miratuar. Ndërmjet amendamenteve të para ishin ato për shëndetësinë dhe për arsimin.
Mainoo mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Aston Villan, ...
Kurti viziton Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, testohen ...
Liverpooli në “ankth” pas dëmtimit të Isakut
Zjarr në QMF-në në Rahovec, digjet një autoambulancë
Ronaldo i reagon Mbappes, pasi ky i fundit e barazoi rekordi...
Pasi arriti rekordin e Ronaldos, Mbappe: Ky rekord është për...