Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka vlerësuar se mbështetja që shqiptarët i dhanë Presidentit Pendarovski, është një rrugë e qartë drejtë anëtarësimit në BE, shkruan arbresh.info
Bushati në llogarinë e tij në Facebook, tha se shqiptarët kanë dëshmuar se janë një forcë lëvizëse e kursit Euro-Atlantik të Maqedonisë së Veriut.
“Mbështetja e Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për Presidentin e Zgjedhur Stevo Pendarovski është një mbështetje e qartë për rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, stabilitetin demokratik dhe shoqërinë multietnike. Që prej platformës të bashkëpunimit të partive politike shqiptare, të Janarit 2017, roli i shqiptarëve si komunitet shtet-formues është në rritje. Për herë të parë Kryetari i Kuvendit është Shqiptar. Përdorimi i simboleve dhe gjuhës shqipe po avancon në të gjitha nivelet, ndonëse ende e panjohur në menyrë eksplicite në Kushtetutë. Ky kurs duhet thelluar si e vetmja rrugë për ndërtimin e një shoqërie europiane ku dy komunitetet kryesore shtet-formuese punojnë së bashku. Shqiptarët dëshmuan edhe një herë se janë një forcë lëvizëse e kursit Euro-Atlantik të Maqedonisë së Veriut! Urime!” kishte shkruar Bushati/Arbresh.info
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...