“Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova është zemra e Serbisë dhe kosovarët janë shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut të tyre. Kjo është retorikë e shekullit XIX dhe nuk i bën nder diskutimeve të sotshme që janë të përqendruara në procesin e pajtimit dhe normalizimit. Marrëdhënia shqiptaro-serbe ka një elefant në dhomë që është Kosova, që ka përfaqësuesit e saj që flasin në interesin e saj, por edhe qëndrimi jonë është i qartë: procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk zëvendësohet nga një raport i mirë Shqipëri-Serbi, por përplotësohet”, tha Bushati, raporton Tch.
Në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, Bushati tha: “Dialogu duhet të jetë mbi baza të sinqerta. Kemi shumë pika të përbashkëta me Serbinë dhe ka një tendencë për të tejkaluar stereotipet. Marrëdhëniet me Serbinë janë në progres e sipër. Vendet tona duhet të kalojnë plagët e së kaluarës dhe ka shenja për këtë”.
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...