Bullgarët nuk kanë humbur lidhjet e tyre shoqërore drejt Maqedonisë.
Marrëdhëniet delikate gjatë dekadës së kaluar nuk kanë arritur të ngjajnë me lidhjet të afërta, por është riregjistruar përparim gjatë muajve të kaluar.
Këto janë të dhëna nga anketa më e re e “Gallup” të bëra në mes 9 dhe 16 mars të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas anketës, bullgarët e mbështesin Maqedoninë për kontestin e emrit me Greqinë. Sipas anketës 70 për qind e bullgarëve kanë dëgjuar se për momentin zhvillohen bisedime për emrin në mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërsa vetëm 26 për qind nuk kanë dëgjuar për këto bisedime.
Sipas anketës, shumica e bullgarëve nuk kanë asgjë kundër emrit Republika e Maqedonisë që të ngel kështu si është.
Nga të anketuarit që kanë njohuri për zhvillimin e bisedimeve, 54 për qind prej tyre nuk janë pajtuar që shteti ta ndryshoj emrin e saj, ndërsa 19 për qind kanë qëndrim të kundërta.
58 për qind e bullgarëve e mbështesin popullin e Maqedonisë dhe 15 për qind mbështesin palën greke për çështjen e emrit.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...