Gjendja në ekonomi po përmirësohet. Të dhënat e BPRM-së për aktivitetin ekonomik për tremujorin e tretë dhe të dhënat e disponueshme për tremujorin e katër nga viti i kaluar orientojnë drejt përmirësimit gradual të gjendjes në ekonomi.
“Lëvizjet e tilla dërgojnë sinjale për stabilizim të mëtejmë të pritjeve dhe besimin e subjekteve vendore dhe ekonomike. Pozicioni i jashtëm i ekonomisë edhe më tej vlerësohet si stabil, me ç’rast lëvizjet te rezervat devizore janë të volitshme, ndërsa treguesit për përshtatshmërinë e rezervave devizore edhe më tej lëvizin në zonë të sigurt. Megjithatë, në kushte të rreziqeve ende të pranishme për realizimin e projeksionit, Banka Popullore edhe në periudhën e ardhshme me kujdes do ta ndjekë gjendjen, për shkak të përshtatjes në kohë dhe në mënyrë adekuate të politikës monetare”, theksojnë në kumtesën e BPRM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
BPRM-së në tremujorin e tretë të vitit 2017 tregon rritje vjetore prej 0,2 për qind, që, siç citohet në kumtesë, është realizim pak më i ulët se norma e projektuar prej 0,7 për qind.
Në kumtesë shtohet se në gjysmën e dytë të vitit 2017 pasur përshpejtim të rritjes ekonomike të çmimeve vendore prej 1,6 për qind në tremujorin e tretë dhe 2,2 në tremujorin e katërt.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...