Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnjë e Hercegovinë ka caktuar 2 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, pavarësisht se politikanët kanë dështuar që të pajtohen për reformën zgjedhore dhe për buxhetin e vitit 2022, që do të duhet të financojë mbajtjen e zgjedhjeve.
Komisioni tha më 4 maj se gjashtë nga shtatë anëtarët e tij kanë votuar në favor të caktimit të 2 tetorit për mbajtjen e zgjedhjeve, ku do të zgjidhen anëtarët kroatë, serbë dhe bosnjakë të presidencës trepalëshe, deputetët e parlamentit në Federatën boshnjako-kroate, ata në entitetin e Republikës Srpska si dhe liderët e dhjetë kantoneve.
Nacionalistët kroatë kanë kërkuar reforma në ligjin zgjedhor, me qëllim që të rrisin përfaqësimin e tyre, pasi për vite me radhë janë ankuar se ata nuk kanë entitetin e tyre brenda shtetit.
Anëtari kroat i presidencës trepalëshe të Bosnjës është zgjedhur në dy palë zgjedhjet e kaluara në bazë të votave të shumicës boshnjake, pa mbështetjen e partisë më të madhe etnike kroate, Bashkimit Demokratik të Bosnjës, ose liderit të saj, Dragan Çoviq.
Boshnjakët iu kanë rezistuar thirrjeve për formimin e një qarkut me shumicë kroate, duke shtyrë Çoviqin dhe partinë e tij që të ndërpresë bashkëpunimin me homologët e tyre bosnjakë në shumë forume.
Në muajt e fundit është rritur frika se Bosnja mund të shpërbëhet, shtet ky që qeveriset në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit të arritur më 1995, që e ndan shtetin në Federatën Boshnjake dhe Kroate dhe në entitetin me shumicë serbe.
Serbët e Bosnjës kanë kërcënuar me ndarje, ndërkaq kroatët kanë thënë se do të bojkotojnë zgjedhjet nëse nuk realizohet reforma zgjedhore, e cila adreson ankesat e tyre. /rel/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...