Bora që ka nisur prej orëve të hershme të mëngjesit ka mbuluar një pjesë të madhe të Maqedonisë. Edhe pse në disa zona komunikacioni po zhvillohet paksa me vështirësi, apelohet që të bëhet kujdes në vozitje dhe në planifikim të udhëtimeve nga ana e qytetarëve.
Sipas parashikimeve të sinoptikëve këtë fundjavë në vend, e në veçanti në pjesën perëndimore priten reshje intensive të dëborës dhe temperatura mjaft të ulëta nën zero. Komuna e Tetovës edhe këtë vit në kuadër të programit për mirëmbajtje dimërore të rrugëve ka angazhuar kompani me mekanizim përkatës, si dhe ka kryer furnizimin e kripës, me qëllim që të sigurojë kushte optimale për qarkullim të automjeteve dhe qytetarëve në kushte dimërore.
Me këtë rast bëjmë thirrje deri te të gjithë qytetarët që të bëjnë pastrimin e dëborës përpara objekteve afariste dhe shtëpive të banimit, veprim ky i cili paraqet edhe obligim ligjor për çdo qytetar. Gjatë pastrimit të dëborës e njëjta të mos hidhet ne rrugë, që të evitohet paraqitja e ngricave si pasojë e temperaturave shumë të ulëta të cilat parashihen javën që vjen.
Gjithashtu apelojmë që në kushte të të reshurave të mëdha të dëborës qytetarët t’i ikin qarkullimit të panevojshëm me automjetet e tyre, dhe nëse këtë e bëjnë të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme për qarkullim dimëror.
Me qëllim pastrimin sa më të mire të rrugëve, lusim qytetarët që të mos parkojnë veturat e tyre në në vende dhe hapësira të papërshtatshme, që do të pamundësonte punën e makinerisë për pastrim të dëborës.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim