Propozim ligji i ri për Prokurorinë Publike nuk specifikon nëse bisedat e përgjuara, apo të ashtuquajtura “bombat”, do të përdoren si prova ose indikacione në procedurat penale të hapura nga Prokuroria Speciale Publike, ndërsa pas shuarjes së saj lëndët kaluan në Prokurorinë Publike.
Në ligjin e ri zgjedhorë, “bombat” përmenden vetëm në një nen të dispozitave kalimtare dhe përfundimtare, i cili thotë se materialet nga bisedat e përgjuara që nuk janë paraqitur si provë në gjykata, mbahen në Prokurorinë Publike dhe që pas skadimit të tre vjetëve pas përfundimit efektiv të procedurave do të shkatërrohen.
Deputetja e grupit të pavarur të OBRM-PDUKM-së Nola Isjalovska për “24 Otvoreno” tha se zgjidhje e drejtë do të ishte që “bombat” të shfrytëzohen si indikacione, ndërsa jo si dëshmi.
Nga Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria janë të përmbajtur dhe nuk saktësojnë se si do t’i trajtojnë “bombat”./Telegrafi/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...