Bojan Jovanovski “Boki 13” do të mbetet në paraburgim në burgun e Shkupit, ndërsa Katica Janeva në arrest shtëpiak, pas shpalljes së aktgjykimit për rastin “Haraçi”, në të cilin ata janë të akuzuar.
Boki 13 u dënua me nëntë vjet burg, ndërsa Janeva me shtatë, ndërsa do të qëndrojnë në paraburgim, gjegjësisht në arrest shtëpiak deri në vendimin e plotfuqishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurorja për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovska, kërkoi që edhe Katica Janeva të dërgohet në paraburgim, ndërsa avokatët e saj e kundërshtuan këtë kërkesë.
Janeva sot nuk ishte e pranishme në leximin e aktgjykimin, pasi kishte marrë leje me arsyetimin e problemeve shëndetësore.
Gjykimi për lëndën “Haraçi” filloi në nëntor të vitit të kaluar. Aktakuza ishte ngritur kundër tre personave. Në seancën e parë për këtë rast i akuzuari Zoran Milevski – Kiçeec e pranoi fajin dhe në seancën e ardhshme gjyqësore ishte dënuar me tri vite burg.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit