Guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov, vlerëson se Ekonomia për momentin në vend është pika më e fuqishme. Bogov porosit se në një konstelacion të tillë politik më së paku nevojitet prishja e stabilitetit të saj.
“Kemi stabilitet makroekonomik, bursë stabile të denarit, stabilitet të sektorit bankar, inflacion të ulët, rritje ekonomike e cila presim sivjet ta vazhdojë trendin e viteve të kaluara dhe të jetë më e lartë se ajo paraprake dhe më së paku që na duhet në kuadër të konstelacioneve politike të cilat i kemi për momentin ta luhasim stabilitetin e ekonomisë, stabilitetit makroekonomik dhe bankar dhe ta dëmtojmë rritjen ekonomike”, tha në konferencën e djeshme për shtyp Bogov, duke i vlerësuar si të pavërteta informacionet në medie për punën e Bankës Popullore së Republikës së Maqedonisë.
Guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, shtoi se gjëja e vetme që mund të destabilizojë ekonominë janë të pavërtetat dhe insinuatat dhe se përmes ekonomisë, ndërsa në veçanti përmes sektorit bankar mund të shkaktohen dëme shumë lehtë.
Theksoi se edhe konsumi vendor është i shëndoshë dhe se është në rritje, si dhe se ndikon mbi lëvizjet e inflacionit. /albeu
Vrstappen mposht Fernando Alonso për të marr fitoren në Mona...
“Pushtohet” Thethi! Turistët dynden pa ardhur vera
“Çka dreqin ju solli këtu”, Kërçeli reagon ndaj von Cr...
Një i vdekur, pas përmbytjes së anijes turistike në Itali
Drita blindon Ron Brojan
Haziri kërkon që kryetarët e komunave në veri të shkojnë në ...