Siç raportojnë nga AIM, biznesmenë nga Greqia që morën pjesë në forumin e djeshëm në Shkup, dhe tashmë janë aktiv në Maqedoninë e Veriut, duke folur për agjencinë greke “ANA-MPA” thonë se janë të kënaqur nga klima biznesore dhe bashkëpunimi në Maqedoninë e Veriut.
Ata shprehen optimist për marrëdhëniet bilaterale biznesore mes dy vendeve fqinje posaçërisht pas marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në forumin e djeshëm në Shkup morën pjesë mbi 100 biznesmenë grek që kishin mundësi të bisedojnë me kolegët e tyre nga Maqedonia e Veriut.
Kryetarët e “GEK Terna” dhe “Intrakat” i ndajnë përvojat e tyre me ne. Kompania e parë është e pranishme në Maqedoninë e Veriut që nga vitit 1989, kurse e dyta në 10 vitet e kaluara.
“Që nga viti 1989 jemi aktiv të dhe jemi të kënaqur me bashkëpunimin tonë me njerëzit. Do të vazhdojmë me biznesit dhe investimet, nëse zgjidhen çështjet e hapura”, thotë kryetari i ‘GEK Terna”, Giorgios Peristeris.
Ai për agjencinë greke sqaron se kanë pasur bashkëpunim për prodhime industriake që i kanë transportuar në Selanik, por në periudhën e fundit ka çështje që duhet zgjidhur.
“Mendoj se ky vend dhe vendi ynë janë të afërta. Asgjë nuk na ndan, vetëm disa çështje që na bashkojnë”, thotë Dimitris Kutras, kryetar i kompanisë ndërtimore “Intrakat”, që punon në ndërtimin e spitalit në Shtip.
Kryetari i industrisë greke të aluminit “Almuil” për “ANA-MPA” komenton se ajo çfarë është e rëndësishme është se ekziston marrëveshje që hap rrugën e bashkëpunimit.
“Ne biznesmenët, pavarësisht nga kushtet, përpiqemi ta shfrytëzojmë tregjet. Kur këto tregje nuk kanë probleme apo situata që mund të krijojnë probleme, edhe më shumë e lehtësojnë biznesit. Jam i sigurt se shumica që mendojnë për hapjen e biznesit n Shkup ishin disi të përmbajtur, ndërsa pas marrëveshjes së Prespës do ta bëjnë këtë:, thotë Jorgos Milonas.
Përndryshe, dje pas takimit të dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras dhe nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, u mbajt mbledhje e Forumi biznesor mes Maqedonisë së Veritu dhe Greqisë./Telegrafi/
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...