Kur flitet për buxhetin e vitit 2021 por edhe për rishikimin e buxhetit për vitin 2020 sipas ministrit të financave, Fatmir Besimi flasim për një vit atipik, flasim për një vit të jashtëzakonshëm ku kemi krizën më të madhe historike në këtë periudhë, ndaj edhe buxheti sipas tij reflekton pikërishtë këtë situatë.
Ministri Besimi në kuadër te emisionit “Magazina Ekonomike”, nënvizoi se buxheti i këtij viti ka tre qëllime, qëllimin shëndetësorë, rimëkëmbjen ekonomike dhe funksionimin e i institucioneve të shtetit, sundimi i ligjit dhe obligimet euroatlantike.
“Viti 2021 do të karakterizohet me pasojat e krizës nga Kovid-19, dhe atë janë dy skenarë, skenari bazë në të cilin ne bazohemi dhe ajo që për momentin dominon ndërkombatarisht dhe institucionet ndërkombëtare financiare që deri në tremujorin e parë do të jetë Kovidi dhe pastaj do të ketë një stabilizim në aspektin shëndetësorë që do të reflektoj edhe në ekonominë vendore. Mirëpo parashikimet janë shumë të brishta dhe në këtë fazë askush nuk mundet me siguri të lartë ta thotë këtë”, tha Besimi./alsat-m
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...