Lëvizja Besa përmes një komunikate të dërguar për Telegrafin në Maqedoni ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të presidentit Ivanov, i cili vendos të mos e ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re. Nga Lëvizja Besa thonë se ky është moment shqetësues dhe Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës.
“Ky është një moment shqetësues për vendin. Në të vërtetë, Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës, qoftë kur ia dha mandatin padrejtësisht kryetarit të VMRO-DPMNE-së ose kur nuk ia dha kryetarit të LSDM-së. E kur kihet parasysh se ai përfaqëson institucionin më të lartë të vendit, ndërsa në emër të këtij institucioni ai gati sa nuk bëri thirrje për linçim të shqiptarëve të Maqedonisë, vetëm për arsyen e vetme se shqiptarët paskan nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët të Partive Shqiptare, kjo është alarmante. Prandaj i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, që ta kenë parasysh se vendimi i sotëm është rrezik potencial për komunitetin shqiptar në Maqedoni, andaj i ftojmë ato që të ndërhyjnë në rikthimin e shtetit të së drejtës, për të garantuar paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe për ta vendosur shtetin në binarët e integrimit euro-atlantik”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.
Ata gjithashtu ju bëjnë thirrje qytetarëve të jenë gjakftohtë dhe të mos bien pre e provokimeve të ndryshme.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...