BESA: BDI të shpjegoj pse ndodhi aksioni policor në Lagjen e Trimave!

23:18 | 28 Tetor 2015
Gita

Kryesia e Lëvizjes Besa – Dega Kumanovë, ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm policorë në Lagjen e Trimave, duke kërkuar urgjentisht një shpjegim dhe përgjigje të hollësishme nga BDI-ja, si pjesë e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (me zëvendësministrin e saj në këtë dikaster ministror), se pse u ndërmor sot aksioni policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë, me ç’rast në shënjestër të aksionit ishte familja e Riza Jonuzit, emri i të cilit u lakua shumë gjatë incidentit të armatosur të 9 dhe 10 majit të këtij viti.

“Këtë përgjigje, jo vetëm neve si parti politike, por ua keni borxh të gjithë kumanovarëve. Kumanovarët kërkojë përgjigje nga ju dhe nga Gruevski, sepse ju keni e marrë votën e kumanovarëve. Ne mirëfilli e dimë se një aksion i tillë policor nuk ndërmirret pa pëlqimin e Ali Ahmetit, sepse ju jeni bashkëqeverisës.

Në të kundërtën, nëse heshtni, ky aksion do të konsiderohet si hakmarrje e Ali Ahmetit, gjegjësish BDI-së, ndaj banorëve të Lagjes së Tirmave. Banorët e Lagjes së Trimave heshtjen tuajdo ta konsiderojnë si provokim nga ana e Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, për shkak të dështimit të bisedimeve dhe zhvendosjes së vëmendjes së opinionit. Ne e dimë se Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski ndodhen para një presioni të paparë nga ndërkombëtarë lidhur me dështimin e bisedimeve, prandaj mos mendoni se populli nuk i lexon lehtë lojërat e ndyra dhe shumë të ulëta që i bëni ju. Kujdes, mos luani me shqiptarët e Kumanovës se mjaft keni përfituar dhe jeni tallë me ta! Situata është tejet e ndjeshme dhe tensionuese, andaj edhe përgjegjësia për pasojat eventuale do jetë e juaja dhe askujt tjetër.”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA – Dega në Kumanovë.

Shpërndaje në rrjete sociale