Drejtori i Mjekësisë Ligjore në Maqedoni të Veriut, Aleksandar Stankov, ka thënë se 59-të të vdekurit nga zjarri në Koçan, shkak kishin ngufatjen e dhunshme.
Në një konferencë për media, ai ka theksuar se te pjesa më e madhe e viktimave ishte gjetur monoksid karboni.
“Monoksid karboni është gaz i rrezikshëm. Vdekja mund të shkaktohet shumë shpejt, varësisht koncentrimit. Në atë hapësirë me aq tym, shumë shpejt mund të vijë vdekja dhe pamundëson viktimat që të arratisen. Sipas gjetjeve te pjesa më e madhe e viktimave ka monoksid karboni”, tha Stankov, sipas KlanMaqedonia.
Zjarri në Koçan ka ndodhur në një klub nate, ku u lëshuan fikshekzjarre dhe dyshohet të jenë shkak për viktimat.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...