Ministrja e Integrimit Evropian të Serbisë, Jadranka Joksimoviq dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn nënshkruan sot në Bruksel një pjesë të Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit për 2017 në vlerë prej mbi 97 milionë euro.
Paratë do të përdoren në fushën e energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe për pjesëmarrjen në programet e BE (cosme, horizont 2020, erasmus +), bën të ditur Joksimoviq dhe Hahn, transmeton Klan Kosova.
Hahn pas nënshkrimit të kësaj ujdie në vlerë prej mbi 97 milionë euro, theksoi se BE-ja edhe njëherë tregoi se mbështet fuqishëm lëvizjen e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkim.
Kjo pjesë e ndihmës së BE-së para anëtarësimit të Serbisë do të përdoret pjesërisht për forcimin e sektorit të energjisë në Serbi dhe pjesërisht për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve përmes mbrojtjes së mjedisit.
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...
Muriqi kërkon ta vazhdojë formën e shkëlqyer edhe ndaj Barce...
Vuçiq: I di detajet që Prishtina, Zagrebi e Tirana i mendojn...
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...