Kryesia Qendrore e BDI-së sonte do të diskutojë se cilët do të jenë anëtarët që do të propozohen për ministra, njofton Telma. Në media përmenden disa emra të cilët një kohë të gjatë nuk janë aktiv në politikë.
Emrat më të përfolur për të udhëhequr ministri janë Hazbi Lika, Bujar Osmani, Adnan Jashari dhe Sadullah Duraku. Sipas TV24, Ali Ahmeti ka propozuar që Hazbi Lika të jetë zv. kryeministër për Sistem Politik e Marrëdhënie mes Komuniteteve, ndërsa Bujar Osmanin zv.kryeministër për euro-integrime.
Pritet që BDI sot të merr vendim përfundimtarë për emrat e ministrave, ndërsa në ditët në vijim edhe të votohet në Kuvend përbërja e re qeveritare.
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...
Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit dhe jo i Qendrave...