BDI nuk do të votojë për ministrin e ri të Shëndetësisë nëse ai do të jetë nga radhët e partisë së Ziadin Selës, pasi Aleanca për shqiptarët nuk e ka vendin në qeveri, thotë për POST.mk, funksionar i lartë i partisë së Ahmetit.
Në pritje të takimit mes partnerëve qeveritar Zoran Zaev dhe Ziadin Sela për përbërjen e qeverisë po rritet mosdurimi mes BDI-së dhe Aleancës. Pozicioni i BDI-së që qeveria të vazhdojë pa Selën, mund të shkaktojë përplasje të reja mes partnerëve qeveritar.
Sipas informacioneve të BDI-së, javën e ardhshme do të precizohet përbërja e ministrave të rinj në qeveri.
Dhe derisa Sela është i prerë se do mbetet në qeveri, nga BDI porosisin se nuk do ketë kush ta votojë ministrin e ri të Aleancës.
“Jemi të shqetësuar nga deklaratat e Ziadin Selës, pasi ai më këmbëngulje insiston se Ahmeti ka porositur atentatin e 27 prillit në Kuvend. Deputetët e BDI-së nuk do të votojnë ministrin e Aleancës. Aleanca nuk ka bartur kurrfarë përgjegjësie politike në qeveri, as ka kontribuar në gjuhën shqipe, as edhe reformat në qeveri. Ajo qe dy muaj nuk është në qeveri. Por, nuk vërehet mungesa e tyre, pasi nuk vërehet as edhe prania e tyre në qeveri”,ka thënë funksionar i lartë i BDI-së.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...